AI ka paraqitur dëshmi për “pastrim etnik” në Mianmar
Shtator 15, 2017 10:43 Europe/Tirane
Organizata Amnesty International thotë se ka tubuar dëshmi për “një fushatë të orkestruaar të djegieve sistematike” nga forcat e sigurisë së Birmanisë (vend ky i njohur edhe si Mianmar) dhe për “turmat e grupeve” të njerëzve që i sulmonin fshatrat e myslimanëve Rohingja.
Këtë fushatë organizata Amnesty International e përshkruarn si “pastrim etnik”. “Dëshmitë janë të pakthyeshme”, tha Tirana Hassan nga Amnesty International, lidhur me zhvillimet në Birmani. “Forcat e sigurisë në Mianmar po e ndezin shtetin Rakhine në një fushatë të qëllimshme për t’i detyruar pjesëtart Rohingja që të largohen nga Mianmari”, ka thënë zonja Hassan dhe ka shtuar se “ky është pastrim etnik.