Sekretari i përgjithshëm i OKB kritikon lideren defakto të Mianmarit
(last modified Sun, 17 Sep 2017 12:21:06 GMT )
Shtator 17, 2017 14:21 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i OKB kritikon lideren defakto të Mianmarit

Udhëheqësja “de facto” e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka “një mundësi të fundit” për të ndalur ofensivën e ushtrisë së vendit të saj, që ka detyruar qindra mijëra pjesëtarë myslimanë të komunitetit Rohingya që të largohen drejt Bangladeshit

.Këtë paralajmërim e ka dhënë shefi i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka shtuar se, nëse ajo nuk vepron tani, “tragjedia do të jetë tmerrësisht e rëndë”.Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar disa herë se kjo ofensivë mund të konsiderohet fare mirë edhe si spastrim etnik. Mianmari, ndërkohë, është justifikuar me faktin se thjesht po i përgjigjet një sulmi vdekjeprurës të muajit të kaluar nga militantët Rohingya, e mohon që të ketë shënjestruar civilët.Ushtria nisi operacionet masive pas sulmit ndaj policisë në qytetin verior Rakhine.Në një intervistë për “BBC”, përpara Asamblesë së Përgjithshme të kësaj jave në OKB, Guterres tha se Aung San Suu Kyi ka shansin e fundit për të frenuar ofensivën, gjatë adresimit përballë kombit të saj që do të zhvillojë të martën.“Nëse ajo nuk e përmbys këtë situatë, tani, atëherë mendoj se tragjedia do të jetë absolutisht e tmerrshme, e fatkeqësisht nuk shoh ndonjë mënyrë sesi mund të ndryshojë në të ardhmen”, tha Guterres, i cili përsëriti për të disatën herë se komuniteti Rohingya duhet të lejohet të kthehet në shtëpitë e tyre.

Tags