Shumica e amerikanëve kundër qëndrimeve anti-iranianëve të Donald Trump
Rezultatet e një sondazhi të ri tregojnë se shumica e qytetarëve amerikanë i konsiderojnë jo konstruktive deklaratat e presidentit të Amerikës kundër Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se rezultatet e një sondazhi të fundit të bërë nga kanali televiziv Fox News tregojnë se 59% e amerikanëve besojnë se deklaratat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, kundër Iranit nuk janë konstruktive. Gjithashtu 46% e të anketuarve në këtë sondazh, nuk kanë përkrahur politikat e Amerikës ndaj Iranit dhe vetëm 39% e tyre kanë mbështetur këto politika. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, gjithashtu 70% e qytetarëve amerikanë mendojnë se deklaratat e Trump ndaj Koresë Veriore janë të paefektshme. Trump në fjalimin e tij në OKB duke përsëritur qëndrimet e tij anti-iraniane, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1.