Trump do t'i japë fund programit të lotarisë “Green Card”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62080-trump_do_t'i_japë_fund_programit_të_lotarisë_green_card
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se do ta ndaloj lotarinë “Green Card”, pasi policia e ka identifikuar autorin e sulmit të fundit vdekjeprurës në Nju Jork, i cili kishte arritur në SHBA, përmes lotarisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 02, 2017 08:49 Europe/Tirane
  • Trump do t'i japë fund programit të lotarisë “Green Card”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se do ta ndaloj lotarinë “Green Card”, pasi policia e ka identifikuar autorin e sulmit të fundit vdekjeprurës në Nju Jork, i cili kishte arritur në SHBA, përmes lotarisë.

“Do të filloj procesin e ndalimit të programit të lotarisë”, ka thënë Trump për gazetarët. “Duhet të bëjmë atë që është e drejtë për të mbrojtur qytetarët”, ka thënë ai, duke shtuar se do ta ndalojnë lotarinë sa më parë që të jetë e mundur. Një vendim i tillë do t’i jepte fund mundësisë së miliona njerëzve në mbarë botën që kanë tentuar të marrin lejeqëndrimin e SHBA-së, përmes lotarisë që ka filluar 27 vite më parë. Përmes programit “Green Card Lottery’, rreth 50.000 vetë marrin lejeqendrim të SHBA-së çdo vit.