Lavrov thekson rëndësinë e bashkëpunimit Iran-Rusi-Azerbajxhan
Nëntor 21, 2017 04:33 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Rusisë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhan.
Sergei Lavrov, tha se bashkëpunimi trepalësh mes këtyre vendeve në shfrytëzimin e burimeve të përbashkëta është tepër i rëndësishëm dhe sidomos zgjerimi dhe zhvillimi i linjës së tranzitit ndërkombëtare veri-jug. Ndër të tjera shefi diplomacisë ruse përmendi edhe bashkëpunimin mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe tha se ky bashkëpunim është për shkak të interesave të përbashkëta në Siri siç është vendosja e paqes dhe stabilitetit. Deklarata e Sergei Lavrov, ministrit të jashtëm të Rusisë, ka ardhur pas takimit të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit në Teheran.
Tags