Gutters i shqetësuar nga një konflikt i mundshëm në Gadishullin Korean
(last modified Sat, 16 Dec 2017 09:17:17 GMT )
Dhjetor 16, 2017 10:17 Europe/Tirane
  • Gutters i shqetësuar nga një konflikt i mundshëm në Gadishullin Korean

Sekretari i përgjithshëm i OKB është shprehur i shqetësuar mbi mundësinë e një konflikti ushtarak në gadishullin Korean. Antonio Gutters duke iu drejtuar KS të OKB ka thënë se çdo veprim ushtarak do të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për gadishullin Korean.

Ai situatën në këtë rajon e konsideroi të rrezikshëm dhe tepër të tensionuar dhe kërkoi përdorimin e rrugëve diplomatike për zgjidhjen e krizës. Më herët Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, ditën e premte ka kërcënuar Korenë e Veriut pasi ka folur mbi programin bërthamor dhe raketor të këtij vendi. megjithatë ai shpresoi se çështja bërthamore dhe raketore e Phenianit do të zgjidhet nëpërmjet dialogut. Jan Song Nam, përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB në një fjalim në KS të OKB ka thënë se programi reaktor dhe bërthamor i Phenianit ka karakter mbrojtës kundrejt kërcënimeve bërthamore të Amerikës. Amerika është një prej faktorëve kryesorë të tensioneve në gadishullin Korean.

Tags