Amerika transferon me mijëra pjesëtarë të ISIS në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65369-amerika_transferon_me_mijëra_pjesëtarë_të_isis_në_evropë
Sipas një artikulli të gazetës Bussines Insider, Amerika dhe opozitarët sirianë, kanë transferuar në Evropë me mijëra pjesëtarë të ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 04:55 Europe/Tirane
  • Amerika transferon me mijëra pjesëtarë të ISIS në Evropë

Sipas një artikulli të gazetës Bussines Insider, Amerika dhe opozitarët sirianë, kanë transferuar në Evropë me mijëra pjesëtarë të ISIS.

Gazeta në fjalë thotë se pas dështimit të ISIS në Irak dhe në Siri, sipas një akordi të Amerikës dhe opozitës sirianë, me mijëra terroristë të ISIS janë transferuar në Evropë nëpërmjet territorit të Turqisë. Gazeta Insider thotë se këta terroristë janë trafikuar në Evropë kundrejt pagimit të shumave të parave dhe ryshfeteve dhe shton: Terroristët përpara çlirimit të qytetit Raka në Siri, kanë paguar ryshfete për tu larguar në drejtim të Evropës. Amerika prej 7 vitesh mundohet të kategorizojë terroristët në të mirë dhe të këqij dhe Uashingtoni mbështet terroristët që janë në interes të tij duke i quajtur të mirë dhe i ka përdorur ata në përhapjen e krizës dhe dhunës në Siri. Grupi terrorist ISIS, i mbështetur nga ndihmat financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë dhe arabë, ka kryer krime të shumta sidomos në vende si Iraku dhe Siri.