Fjalimi i Merkel, tregues i pozitës së lëkundur të saj
(last modified Sun, 31 Dec 2017 16:00:51 GMT )
Dhjetor 31, 2017 17:00 Europe/Tirane
  • Fjalimi i Merkel, tregues i pozitës së lëkundur të saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ankua për ndarjet sociale të vendit të saj në fjalimin e Vitit të Ri, por theksoi angazhimin e saj për të formuar një qeveri të unifikuar në 2018.

Komentet e Merkel erdhën tre muaj pasi partia e saj pësoi goditje të mëdha në sondazhe, në të cilën qendra "koalicioni i madh" mes Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) dhe Bashkimit Kristian Social (CSU), i cili ka drejtuar Gjermaninë që nga viti 2013, u shpërbë. Gjithsesi, Merkel tregoi vullnetin e saj për të përballuar sfidat e së ardhmes duke formuar një qeveri të re, që do të thotë përsëri t'i drejtohej ish-partnerëve të saj politikë, Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD). Shumë gjermanë kanë shprehur shqetësimin për ndryshimet shoqërore që ndodhin brenda vendit. Çështja më e diskutueshme ka qenë fluksi i azil kërkuesve që ka bërë shumë konservatorë të vënë në dyshim udhëheqjen e saj. Një sondazh i nxjerrë ditën e sotme zbuloi se gati 50 përqind e gjermanëve do të preferonin që Merkel të japë dorëheqjen menjëherë. Angela Merkel është e shqetësuar për unitetin në Gjermani. Ka kohë që nuk ka pasur kaq shumë mendime konfrontuese, tha kancelarja gjermane në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri. „Disa bëjnë fjalë madje për një çarje në mesin e shoqërisë". Të dyja janë realitete, tha Merkel: Suksesi dhe besimi, por edhe frika dhe dyshimi. „Për mua të dyja janë stimuj." Politikanëve i është dhënë mision të kujdesen për sfidat e së ardhmes dhe të mos harrojnë nevojat e qytetareve dhe qytetarëve. Unë ndjehem e angazhuar për këtë detyrë, tha Merkel, prandaj po punoj që Gjermania të ketë një qeveri stabël vitin e ardhshëm. “Se bota nuk pret për ne", tha kancelarja gjermane. Por në fjalimin e sotëm ajo vuri në dukje papunësinë në rënie dhe rritjen e shpejtë ekonomike, si arsye për optimizëm dhe përmendi prioritetet e saj si nevojën për të mbrojtur prosperitetin, për të përmirësuar arsimin dhe përdorimin e teknologjisë digjitale, për të forcuar familjet dhe kujdesin e moshuar. Merkel përsëriti nevojën që Evropa të punojë së bashku dhe të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm. Të ardhmen e Gjermanisë Merkel e shikon të pandarë me të ardhmen e Europës. 27 vende duhet të përpiqen të veprojnë si një bashkësi. Kjo do të jetë tema qendrore e viteve të ardhshme. Do të bëhet fjalë për atë nëse „ne europianët vlerat tona mund t'i përfaqësojmë nga jashtë në mënyrë solidare dhe me vetëbesim." Gjermania dhe Franca duan të punojnë së bashku që kjo të arrihet.