Netanjahu: Pranimi i marrëveshjes bërthamore në gjendjen aktuale e pamundur
(last modified Thu, 25 Jan 2018 08:30:25 GMT )
Janar 25, 2018 09:30 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Pranimi i marrëveshjes bërthamore në gjendjen aktuale e pamundur

Kryeministri i regjimit sionist në një takim që pati me Emmanuel Macron, president i Francës, takim që u mbajt në kuadër të forumit ekonomik Davos, deklaroi se pranimi i marrëveshjes bërthamorë dhe i programit të përbashkët të veprimit në gjendjen aktuale është e pamundur dhe pretendoi se pas disa vitesh do të vërejmë kthimin e Iranit në një vend atomik.

Beniamin Netanjahu pas këtij takimi në një konferencë për shtyp tha: Për momentin i vetmi opsion është kryerja e ndryshimeve reale dhe jo sipërfaqësore në marrëveshjen bërthamore me qëllim që të parandalohet kthimi i Iranit në një fuqi bërthamore. Kryeministri i regjimit sionist ditën e mërkurë në kuadër të forumit ekonomik Davos u takua dhe bisedoi edhe me Angela Merkel kancelare e Gjermanisë. Në këtë takim kryeministri sionist Netanjahu ka kërkuar ndërhyrjen e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera kundër marrëveshjes bërthamore. Nga ana e saj kancelarja gjermane Merkel ka thënë se nuk është pro mënyrës së sjelljes së Izraelit ndaj marrëveshjes bërthamore. Nga ana e tij edhe presidenti Macron ka thënë se të gjitha palë duhet të respektojnë marrëveshjen bërthamore. Kryeministri i regjimit sionist shumë herë është shprehur pro qëndrimeve të Donald Trump dhe ka kërkuar reformimin ose anulimin e marrëveshjes bërthamore. Kjo është në kohën kur Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane si dhe shumë palë të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, kanë theksuar se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të ndryshohet ose anulohet. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016.

Tags