Erdogan: Synojmë anëtarësimin në BE
Kryeqyteti italian Roma është blinduar nga masa të rrepta sigurie pasi mbërrin sot në Itali për një vizitë zyrtare pune 24 orëshe Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan.
Gjatë vizitës së tij në Itali, Presidenti turk do të takohet në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Francesku e me Sekretarin e Shtetit Kardinalin Pietro Paroli. Është një kjo vizita e parë pas 59 vitesh që një President turk zhvillon në Vatikan. Në një intervistë të dhënë sot për mediat italiane, Recep Tayyp Erdogan konfirmoi se njohja që Trump i ka bërë Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit do të jetë tema qëndore e bisedës së tij me Papa Franceskun. Sa i takon raportit të Turqisë me Bashkimin Europian, presidenti turk për median italain ka deklaruar se "Europa duhet të mbaj premtimet e sja për pranimin e Turqisë në BE e që nuk duhet të sakrifikohet për llogari të politikës së brendshme."Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se operacioni i ushtrisë turke brenda Sirisë me qëllim të pastrimit të “elementeve terroristë”, nuk është konceptuar për të marrë përjetësisht territorin sirian. Gjatë qëndrimit 24 orësh në Romë Erdogan do të zhvilloj takime zyrtare me presidentin italian Sergio Mattarela e me kryeministrin italian Paolo Gentiloni. Në qëndër të takimeve institucionale do të jenë marrëdhëniet dy palëshe Itali-Turqi si dhe tema të rëndësishme ndërkombëtarë si zhvillimet në Siri, Irak e Liban, si dhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizimit e emigracionit klandestin.