Mogherini thekson vazhdimin e mbështetjes financiare për UNRWA
(last modified Wed, 07 Feb 2018 07:15:34 GMT )
Shkurt 07, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson vazhdimin e mbështetjes financiare për UNRWA

Shefja e politikës së jashtme të BE theksoi vazhdimin e mbështetjen financiare për Agjencinë e Ndihmave dhe të Refugjatëve palestinezë UNRWA.

Federika Mogherini, shef e politikës së jashtme të BE duke e cilësuar jetike punën dhe shërbimin e UNRWA tha: Ndihmat për këtë agjenci krijojnë kushtet për një ambient të përshtatshëm politik për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe për krijimin e qeverisë së pavarur palestineze. Mogherini theksoi se UNRWA është e nevojshme edhe për rrjedhën dhe procesin politik në rripin e gazës dhe shtoi se kjo agjenci luan rol themelor në vendosjen e stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme. Ndër të tjera shefja e politikës së jashtme të BE theksoi se unioni do të vazhdojë ndihmat e tij financiare për UNRWA. Amerika në kuadër të veprimeve të saj armiqësore kundër palestinezëve, më 16 ndërpre ndihmat prej 65 milion dollarë për UNRWA.

Tags