Sanksionet më të ashpra dhe më agresive ndaj Koresë Veriore
(last modified Wed, 07 Feb 2018 19:27:00 GMT )
Shkurt 07, 2018 20:27 Europe/Tirane
  • Sanksionet më të ashpra dhe më agresive ndaj Koresë Veriore

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi se gjatë ditëve të ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione ekonomike “më të ashprat dhe më agresivet” kundër Koresë Veriore.

Këtë deklaratë Pence, i cili e udhëheq delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang të Koresë Jugore, e cila mbahet pasnesër, e ka bërë sot në Japoni, pas takimit me kryeministrin, Shinzo Abe. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do ta shpallin rundin më të ashpër dhe më agresiv të sanksioneve ekonomike deri tash kundër Koresë Veriore”, tha Pence. Zyrtarë amerikanë thanë se sanksionet e reja pritet të implementohen para përfundimit të Olimpiadës Dimërore, nga fundi i muajit shkurt. Zëvendëspresidenti Pence nuk e ka përjashtuar takimin potencial me zyrtarë të Koresë Veriore në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u thënë reporterëve se “do të shohim se çka do të ndodhë”.

 

Tags