Rrëzohet avioni F-16 i regjimit sionist në Al Xhalil
Shkurt 10, 2018 05:43 Europe/Tirane
Mediat e regjimit sionist kanë njoftuar për rrëzimin e aeroplanit luftarak F-16 të regjimit sionist në rajonin Al Xhalil ne afërsi të Golanit të pushtuar, ndërsa një burim ushtarak sirian ka njoftuar për reagimin ndaj sulmeve izraelite.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avikhaj Adri, duke e konfirmuar këtë informacion, ka thënë se dy pilotët që gjendeshin në këtë avion janë plagosur rëndë dhe janë transferuar në spital. Po ashtu sot agjencia siriane e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak sirian ka thënë se armiku izraelit ka kryer një sulm ndaj një baze ushtarake në rajonin Mijani, ndërsa mbrojtja ajrore siriane ka asgjesuar kete sulm.
Tags