Izraeli, Rusisë: I thoni Iranit se nuk duam luftë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68845-izraeli_rusisë_i_thoni_iranit_se_nuk_duam_luftë
Mediat izraelite thonë se Tel Avivi ka dërguar një mesazh në Moskë duke i kërkuar Rusisë t'i tregojë Iranit se Izraeli nuk po kërkon konflikte dhe tensione.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2018 16:26 Europe/Tirane
  • Izraeli, Rusisë: I thoni Iranit se nuk duam luftë

Mediat izraelite thonë se Tel Avivi ka dërguar një mesazh në Moskë duke i kërkuar Rusisë t'i tregojë Iranit se Izraeli nuk po kërkon konflikte dhe tensione.

Gazeta izraelite  Yediot Aharonot duke cituar burime diplomatike raportoi se Tel Avivi, në një mesazh drejtuar Moskës, i kërkoi Rusisë të "lëvizte me shpejtësi" dhe të sinjalizonte Iranin dhe Sirinë se Izraeli nuk po kërkonte konflikt. Sipas këtij raporti, në këtë mesazh, Rusisë i është kërkuar që të ndërmjetësojë dhe t’i tregojë Teheranit dhe Damaskut se, pavarësisht sulmeve që Izraeli e ka kryer sot në Siri, Tel Avivi nuk dëshiron tensione dhe konflikte. Izraeli gjithashtu dërgoi një mesazh të ngjashëm në Uashington duke i kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndërmjetësonin midis Izraelit dhe Libanit pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak izraelit në rajonin Bekka në jug të Libanit. Në vitet e fundit, që nga fillimi i luftës në Siri, avionët sionistë kanë sulmuar vazhdimisht rajonet e ndryshme të Sirisë. Ushtria siriane publikoi një deklaratë javën e kaluar se do të "japë një përgjigje të ashpër" nëse sulmet e tilla përsëriten.