Amerikë: Përfundon peng marrja në Kaliforni
(last modified Sat, 10 Mar 2018 08:48:51 GMT )
Mars 10, 2018 09:48 Europe/Tirane
  • Amerikë: Përfundon peng marrja në Kaliforni

Peng marrja dhe të shtënat me armë zjarri në një qendër për mbajtjen e veteranëve të luftës në Kaliforni të Amerikës, ka përfunduar me vrasjen e 4 personave.

Një person i armatosur ka mbajtur peng disa njerëz në qendrën e veteranëve në qytetin Yountville të Kalifornisë. Pas operacionit të policisë janë gjendur trupat e 3 grave dhe 1 pengmarrës. Përpara marrjes peng të njerëzve, agresori është konfrontuar me policinë. 3 personat e vrarë ishin punonjës të qendrës së veteranëve. Amerika prej kohësh përballet me dhunën që shfaqet si rezultat i armëmbajtjes së lirë në këtë vend. Për çdo ditë në Amerikë nga përdorimi i armëve vriten të paktën 36 persona dhe plagosen 73 të tjerë.

Tags