Në Kubë po mbahen zgjedhjet parlamentare
(last modified Sun, 11 Mar 2018 13:30:30 GMT )
Mars 11, 2018 14:30 Europe/Tirane
  • Në Kubë po mbahen zgjedhjet parlamentare

Qytetarët në Kubë votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit, pak para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen muajin tjetër në këtë shtet, pas gati gjashtë dekadave.

Shumica e kandidatëve që garojnë për një ulëse në Asamblenë Kombëtare janë anëtarë të Partisë së fuqishme Komuniste. Më shumë se gjysma e kandidatëve janë gra. Anëtarët e Asamblesë së re do të zgjedhin në prill 31 anëtarët e rinj të Këshillit të Shtetit, udhëheqësi i të cilit do të emërohet menjëherë president i Kubës. Raulo Castro ka njoftuar se ao nuk do të garojë për një tjetër mandat presidencial, ndonëse 86 vjeçari pritet të mbajë drejtimin e Partisë Komuniste. Nën-presidenti, Miguel Diaz-Canel, pritet të jetë presidenti i radhës. Raul Castro ka udhëhequr vendin nga viti 2006. Ai ka drejtuar Kubën, pas vëllait të tij Fidel Castro, i cili ka qenë në pozitën e presidentit nga Revolucioni i vitit 1959.

Tags