Ministrja daneze: Ramazani i rrezikshëm!
(last modified Mon, 21 May 2018 16:55:06 GMT )
May 21, 2018 18:55 Europe/Tirane
  • Ministrja daneze: Ramazani i rrezikshëm!

Një ministre daneze e njohur për pikëpamjet e saj të fuqishme të anti-imigracionit, u ka bërë thirrje myslimanëve që të largohen nga puna gjatë periudhës së agjërimit të Ramazanit, duke thënë se kjo praktike fetare është e rrezikshme për të gjithë.

Komentet e Ministres së Imigracionit dhe Integrimit, Inger Stojberg vijnë pas fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku myslimanët në të gjithë botën agjërojnë nga agimi deri në mbrëmje. "Dua tu bëj thirrje myslimanëve që të largohen nga puna gjatë muajit të Ramazanit për të shmangur pasojat negative për pjesën tjetër të shoqërisë daneze. Pyes veten nëse një urdhër fetar që urdhëron respektimin e një shtylle 1400 vjeçare të Islamit është në përputhje me shoqërinë dhe tregun e punës që kemi në Danimarkë në vitin 2018,"-tha ajo. Stojberg tha se kishte frikë se agjërimi mund të ndikonte në sigurinë dhe produktivitetin e tyre, duke dhënë shembullin e shoferëve të autobusëve të cilët nuk pijnë e as nuk hanë asgjë për më shumë se 10 orë." Kjo mund të jetë e rrezikshme për të gjithë ne,"-shtoi ministrja islamofobe daneze.

 

Tags