Mospajtimet mes Rusisë dhe SHBA-së janë të mëdha
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76806-mospajtimet_mes_rusisë_dhe_shba_së_janë_të_mëdha
Nga Koreja e Veriut e deri tek Irani, Siria dhe Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ndajnë qëndrimet krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2018 17:16 Europe/Tirane
  • Mospajtimet mes Rusisë dhe SHBA-së janë të mëdha

Nga Koreja e Veriut e deri tek Irani, Siria dhe Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ndajnë qëndrimet krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Moska thotë se këto problematika nuk mund të zgjidhen me ultimatume. “Problemi bërthamor në Gadishullin Korean, marrëveshja për programin bërthamor iranian, përleshjet e brendshme në Ukrainë dhe terrorizmi në Siri, nuk mund të zgjidhen me ultimatum dhe çdo tentim për imponim të zgjidhjes është dënuar të dështojë”, deklaron ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Kryediplomati rus foli gjatë një eventi ndërkombëtar të organizuar në kryeqytetin rus. Ai thotë se Moska mbetet e hapur dhe e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Uashingtonin. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se Amerika me daljen nga marrëveshja bërthamore, synon konfrontimin gjithëpërfshirës me Teheranin. Amerika po ndjek një politikë për ta izoluar Iranin me qëllim që Teherani të përshtat politikën e vetë me atë të Uashingtonit, mirëpo gjuha e kërcënimit nuk është e suksesshme për zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare, - tha ndër të tjera shefi i diplomacisë ruse.   Ministri i Jashtëm rus ndër të tjera tha se Moska është në favor të bisedimeve në mes të Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për të denuklearizimin e Gadishullit Korean, duke vënë në dukje se të gjitha palët duhet të jenë të durueshëm dhe të ndjekin një qasje hap pas hapi. “Ne nuk dëshirojmë të kemi marrëdhënie konflikti me cilin do vend, e as me SHBA-të. Herë pas here mirëpresim sinjalet nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarët tjerë nga Uashingtoni për domosdoshmërinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve tona. Ne jemi të gatshëm për këtë, por presim ofertë konkrete”, shtoi ai. Lavrov pritet të udhëtojë drejt Koresë së Veriut ditën e mërkurë, ku do të takohet me Kim Jong-un. Vizita mbërrin mes përpjekjeve të Penianit dhe Uashingtonit për të gjetur gjuhën e përbashkët për një samit me Donald Trump.