Gjermani: Shkarkohet drejtuesja e Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78050-gjermani_shkarkohet_drejtuesja_e_zyrës_federale_të_migracionit_dhe_refugjatëve
Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer shkarkoi nga detyra drejtuesen e Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve, Jutta Cordt dhe zëvendësin e saj Ralph Tiesler pas skandalit të ryshfetit për azil, njoftuan mediat gjermane të premten duke cituar Ministrinë e Brendshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2018 02:27 Europe/Tirane
  • Gjermani: Shkarkohet drejtuesja e Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer shkarkoi nga detyra drejtuesen e Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve, Jutta Cordt dhe zëvendësin e saj Ralph Tiesler pas skandalit të ryshfetit për azil, njoftuan mediat gjermane të premten duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Skandali i korrupsionit shpërtheu në prill pasi disa punonjës në Zyrën Federale të Migracionit dhe Refugjatëve në Bremen u akuzuan për marrjen e ryshfetit në këmbim të dhënies së rreth 1200 lejeve për azil refugjatëve, të cilët nuk plotësuan kriteret e pranimit të azilit. Skandali për vendimet e manipuluara të azilit të Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) pati shtruar pyetjen, nëse Gjermania nuk ka qenë vërtet e ngarkuar me shtimin e numrit të refugjatëve. Por, sipas njoftimeve të mediave numri i lartë i azileve të dhëna në zyrën e BAMF në Bremen, mund të ketë patur edhe arsye të tjera.