Me mijëra amerikanë kundërshtojnë politikat e emigracionit të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79611-me_mijëra_amerikanë_kundërshtojnë_politikat_e_emigracionit_të_donald_trump
Me mijëra amerikanë me anë të protestave të zhvilluara në Los Anxhelos të Kalifornisë kanë kundërshtuar politikat e forta dhe të ashpra kundër emigracionit të presidentit amerikan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2018 04:50 Europe/Tirane
  • Me mijëra amerikanë kundërshtojnë politikat e emigracionit të Donald Trump

Me mijëra amerikanë me anë të protestave të zhvilluara në Los Anxhelos të Kalifornisë kanë kundërshtuar politikat e forta dhe të ashpra kundër emigracionit të presidentit amerikan.

Me anë të këtyre protestave është kundërshtuar ashpër politikat e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre emigrant në Amerikë. Një prej shembujve të kësaj politike raciste është ndarja e fëmijës 15 muajshe nga prindërit e tij. Foshnja 15 muajsh nga Hondurasi simbolizon politikat mizore të presidentit amerikan për t’i ndarë familjet emigruese. Djali 15 muajsh nuk i njohu prindërit e tij kur u takua me ta pesë muajsh pasi politikat amerikane ndanë familjet e emigrantëve, shkruan e përditshmja britanike The Guardian,. Nëna e foshnjës, Adalacia, ka shpjeguar me lot në sy se si djali i saj nuk po e njihte më kur ata u ribashkuan të premten në Honduras. Ajo ka thënë se foshnja e saj dhe ata kanë vuajtur shumë pasi djalin e kanë mbajtur në Arizona, kur e kishin ndarë nga babai i tij të cilin e kanë deportuar në kufirin e Teksasit. “Unë e thërrisja Johan, Johan, dhe ai filloi të qante”, ka rrëfyer Adalacia. Por, Johan shumë shpejt u adaptua me prindërit e tij dhe filloi të qeshte në qendrën kur po përgatisnin dokumentet e fundit për t’u bashkuan në shtëpi.