Përpjekja e pasuksesshme e Trump për të rritur prodhimin e naftës
(last modified Mon, 24 Sep 2018 17:55:06 GMT )
Shtator 24, 2018 19:55 Europe/Tirane
  • Përpjekja e pasuksesshme e Trump për të rritur prodhimin e naftës

Më 8 maj 2018, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi në mënyrë të njëanshme dekretin e SHBA për të rivendosur sanksionet kundër Iranit pas 90 dhe 180 ditëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lidhur mbështetjen amerikane për vendet e Lindjes së Mesme me çmimin e naftës, teksa i ka bërë sërish thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të ulë çmimet. Trump i ka bërë thirrje Arabisë Saudite, prodhuesit më të madh në kuadër të OPEC-ut, që të rrisë prodhimin, duke thënë se kjo gjë do t’i ndihmonte Shteteve të Bashkuara të ulin çmimin e karburanteve, pasi Uashingtoni është duke i ndihmuar Riadit në përballjen e tij me Iranin.  Komiteti i përbashkët ministror për monitorimin e akordit për uljen e prodhimit të naftës së vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve të tjera jo anëtare, ka mirëpritur vendosjen e një balance në tregun e naftës. Disa prej anëtarëve të OPEC-ut kanë mbështetur idenë e vendosjes së një balance mes kërkesës dhe prodhimit në tregun botëror të naftës. Muhamed Barkino sekretari i përgjithshëm, Sohejl Mazruei kreu periodik i OPEC-ut dhe Mustafa Gejtoni ministër i energjisë i Algjerisë në një konferencë të përbashkët shtypi kanë theksuar ruajtjen e stabilitetit dhe çmimit të naftës me qëllim garantimin e interesave të konsumatorit. Takimi i komitetit të përbashkët ministror për monitorimin e akordit për uljen e prodhimit u mbajt ditën e dielë në Algjeri. OPEC-u tha përmes një deklarate se është i kënaqur me "tregun aktual të naftës", duke shtuar se ekziston "një balancë e shëndetshme midis kërkesës dhe ofertës". Amerika me padyshim do të dështojë në përpjekjet për të penguar eksportin e naftës iraniane. Kështu ka deklaruar Hamid Baidi’nezhad ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Londër i cili ka thënë se Donald Turmp ka dështuar në përpjekjet e tij për të imponuar shtimin e prodhimit të naftës dhe shtoi se për kundër parashikimeve të Amerikës tregu i naftës edhe një herë ka hasur rritje të çmimit me rreth 2.8 dollarë për fuçi. Ambasadori iranian tha se së shpejti do të përcaktohet kuota e eksportit të naftës dhe shtoi se në rast se Amerika arrin të realizojë objektivin e saj sipas shumë ekspertëve çmimi i naftës do të rritet aq shumë saqë do të ndikojë negativisht në shumë ekonomi të botës. Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka premtuar rivendosjen e sanksioneve kundër naftës iraniane me qëllim çuarjen në 0 të kuotës së eksportit të naftës së Iranit. Ministri iranian i naftës ka paralajmëruar anëtarët e tjerë të OPEC-ut kundër çdo përpjekjeje për të qetësuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Teherani do të vërë veton ndaj çdo vendimi të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që dëmton interesat kombëtare të Iranit. Bizhan Zangeneh i bëri këto deklarata në një intervistë të enjten me Bloomberg, përpara takimit të Komitetit të Përbashkët Monitorues të OPEC, i cili u mbajt në Algjeri të dielën, vetëm disa ditë përpara takimit të OPEC për uljen e prodhimit të naftës. Ai tha se marrëveshja e arritur në vitin 2016 midis shteteve anëtare të OPEC dhe prodhuesve aleatë për të shkurtuar prodhimin "është e brishtë" dhe takimi i KPMM nuk ka autorizim për të imponuar një marrëveshje të re furnizimi. Ndërsa Zangeneh nuk do të marrë pjesë në këtë takim, ai i tha për Bloomberg se "do të bllokojë çdo vendim të OPEC që përbën kërcënimin më të vogël ndaj Iranit". Ministri iranian nënvizoi se çdo vendim për një marrëveshje të re të prodhimit nga Komiteti i Përbashkët Monitorues i OPEC-ut do të ishte "i pavlefshëm". "Vendimet mund të merren vetëm në takimet e OPEC në praninë e të gjithë anëtarëve të OPEC dhe me konsensus të anëtarëve", theksoi ai. Duke ju referuar përpjekjeve të SHBA-së për të ulur eksportet e naftës nga Irani deri në 4 nëntor, Zangene duke ju drejtuar vendeve që kanë premtuar të kompensojnë mungesën në treg, ka thënë se ato shtete mbajnë "anën e SHBA". Dy anëtarë të OPEC-ut po kërkojnë të dëmtojnë grupin dhe të kryejnë "politika anti-iraniane" me urdhër të SHBA, tha Zangeneh, pa përmendur emrat, por bëhej fjalë për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si mbështetësit kryesorë të Shteteve të Bashkuara brenda OPEC.

 

 

Tags