60 organizata ndërkombëtare mbështesin Palestinën
60 organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut kanë organizuar një fushatë botërore gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB dhe kanë mbështetur popullin e shtypur të Palestinës.
Gazeta "Kuds Al-Arabi" e Londrës të mërkurën ka shkruar se organizatat ndërkombëtare këtë fushat e kanë organizuar nga 25 deri më 18 shtator në përgjigje ndaj fushatës së regjimit sionist të quajtur "Jo-armiqësisë me hebrenjtë".
Qendra Evropiane dhe Mesdhetare për të Drejtat e Njeriut si një prej organizatave pjesëmarrëse në këtë fushatë për mbështetjen ndaj Palestinës, me anë të një deklarate ka thënë se qëllimi i këtij veprimi është të theksohet rëndësia për t'i dhënë fund politikave pushtuese të regjimit sionist në territoret e Palestinës.
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me anë të deklaratave, kanë theksuar se regjimi sionist secilin që kërkon zbatimin e rezolutave të OKB për t'i dhënë fund politikave pushtuese dhe për të ndërprerë shkeljen e të drejtave të popullit të Palestinës, e vendos në listën e armiqve të hebrenjve. Ndërkohë që ky regjim me veprime të tilla vetëm po mundohet të mbulojë krimet e forcave ushtarake pushtuese ndaj të drejtave të popullit të Palestinës.
Gjatë kësaj fushate për mbështetjen e popullit të Palestinës do të dërgohen mesazhe urgjente ambasadorëve të vendeve anëtare të OKB ku do të kërkohet nga ata që të kundërshtojnë politikat pushtuese të Izraelit në territoret e Palestinës.