Moska paralajmëron Amerikën për veprimet e saj të rrezikshme në Evropë
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës pas periudhës së luftës së ftohtë, kanë arritur nivelin më të lartë të tensioneve dhe mosmarrëveshjeve.
Kjo çështje ka rritur shqetësimet botërore mbi mundësinë e një gare të re armatimesh dhe konfrontimi ushtarak mes Amerikës dhe Rusisë. Konflikti i interesave të këtyre dy fuqive të mëdha, e ka shtyrë Uashingtonin që ta konsiderojë Rusinë rrezikun më të madh për Amerikën dhe kërcënimin numër 1 bërthamor. Për momentin trupat amerikane që kanë mbetur në Evropë që nga përfundimi i luftës së ftohtë me anëtarësimin e vendeve të baltikut dhe Polonia në NATO, janë afruar shumë kufijve të Amerikës. Pikërisht kjo ka ngjallur shqetësimin e Moskës. Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë; Amerika po kryen veprime të rrezikshme ushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë dhe në territorin e Evropës dhe siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me të tilla politika shkatërrimtare. Një prej pikave për të cilat Amerika është në mosmarrëveshje të thellë me Rusinë është traktati INF. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Kremlini do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i Forcave Bërthamore të Ndërmjetme, i vitit 1987. Putin diskutoi mundësinë e hakmarrjes me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe shtoi se Kremlini ishte gati për të diskutuar traktatin e INF me Uashingtonin. Traktati i epokës së Luftës së Ftohtë, që shpëton Evropën nga raketat bërthamore me bazë në tokë, është vënë në pikëpyetje kundrejt një sfondi të tensioneve të përtërirë midis Perëndimit dhe Rusisë, sidomos pas aneksimit nga ana e Moskës në vitin 2014, të Krimesë dhe rolin rus në Ukrainën lindore. Administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump ka akuzuar Rusinë për mospërputhjen me marrëveshjen 31-vjeçare të raketave dhe paralajmëroi se do të largohet nga marrëveshja si rezultat i kësaj. Kremlini mohon shkeljen e paktit. I dërguari i NATO-s dhe Rusisë adresoi çështjen gjatë bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke i kërkuar Moskës të bëjë ndryshime të shpejta për t’u pajtuar plotësisht me traktatin. Ai tha se zhvillimi i raketave të lundrimit SSC-8 në mes të zonës me bazë në tokë, paraqiste “një rrezik serioz për stabilitetin strategjik”. Udhëheqësit evropianë shqetësohen se çdo kolaps i traktatit të INF mund të çojë në një garë të re, destabilizuese të armëve. Autoritetet amerikane pretendojnë se Rusia ka filluar një përpjekje të sistemuar në kuadër të keq shfrytëzimit të pikave të dobëta të Perëndimit, sidomos në disa fusha jo tradicionale si në mjetet e luftës kibernetike, hapësinore dhe nëndetëse. Ata thonë se nuk mund të neglizhojnë asnjë çështje në lidhje me kërcënimin e Rusisë ose ta lënë atë pa përgjigje. Përgjigja më e rëndësishme ushtarake kundër Rusisë është vazhdimi i potencialeve dhe unitetit në kuadër të NATO-s.