Maduro refuzon kërkesën e Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85391-maduro_refuzon_kërkesën_e_evropës
Presidenti i Venezuelës ka refuzuar kërkesën e Evropës për organizimin e zgjedhjeve presidenciale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2019 05:29 Europe/Tirane
  • Maduro refuzon kërkesën e Evropës

Presidenti i Venezuelës ka refuzuar kërkesën e Evropës për organizimin e zgjedhjeve presidenciale.

Nikolas Maduro i ka thënë jo kërkesës së Evropës për organizimin e zgjedhjeve presidenciale mirëpo ka hedhur propozimin për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Në një manovër për të qetësuar kundërshtarët e tij dhe zemërimin popullor, presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro tha se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme për Asamblenë Nacionale. Maduro foli para mbështetësve të tij në një ditë kur Venezuela u përfshi në protesta kundër tij. Lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur Huan Guaido e akuzon se Maduro u zgjodh në një proces zgjedhor me manipulime të mëdha. Guadio njihet si president nga SHBA-të dhe disa vende të tjera. Por nga ana tjetër, kaosi politik e ka zhytur Venezuelën në mjerim. Ndërsa policia po kontrollon situatë, rezervat ushqimore dhe karburanti në Venezuelë janë drejt fundit. Opozita ka kërkuar ndihma humanitare për të cilat presidenti i vetëshpallur Huan Guaido tha se do të vijnë nga jashtë, brenda pak ditësh, pavarësisht kundërshtimit të Maduros.