Japonia ul avionët F-35 pas zhdukjes së një avioni
(last modified Tue, 09 Apr 2019 19:16:00 GMT )
Prill 09, 2019 21:16 Europe/Tirane
  • Japonia ul avionët F-35 pas zhdukjes së një avioni

Qeveria japoneze ka vendosur të mos përdorë asnjë avion F-35, pasi një prej avionëve të këtij lloji është zhdukur nga radari.

Aeroplani F-35, i vendosur në bazën Misava në verilindje të Japonisë, është zhdukur nga radarët mbi Oqeanin Paqësor gjatë trajnimit, njoftuan sot Forcat Ajrore të Japonisë. Aeroplani ishte tre milje larg nga bregu i prefekturës së Aomorit, rreth 135 kilometra në lindje të bazës, kur humbi kontaktin me radarin rreth orës 19.27 sipas kohës lokale. Ndërkohë kanë nisur operacionet e kërkimit. Japonia aktualisht ka 12 F-35 dhe ka porositur tashmë 150 të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Thesari amerikan publikoi një raport në qershor 2018 duke raportuar 966 defekte të avionëve F-35.

 

Tags