Propozim i përsëritur i Trump për negociata me Iranin
Kanali televiziv CNN duke cituar një prej diplomatëve amerikanë ka thënë se Shtëpia e Bardhë i ka dhënë një numër kontakti Zvicrës që mund të përdoret nga qeveria iraniane në rast se dëshiron të kontaktojë me presidentin amerikan.
Donald Trump me iluzionet e tij për negociata me krerët e Republikës Islamike të Iranit, shpreson për bisedime me palën iraniane dhe për këtë ka vendosur një linjë telefonike në shtëpinë e bardhë në rast se autoritet e Iranit duan të kontaktojnë me atë. Më herët presidenti amerikan ka thënë: “Nga liderët e Iranit kërkoj të më kontaktojnë mua dhe të flasim për një marrëveshje të mirë, një marrëveshje që do t’i ndihmojë ata të dalin nga kriza ekonomike. Trump pretendoi se “ nga iranianët nuk kërkoj shumë vetëm ata të mos kenë armë atomike”. Trump flet për bisedime në kohën kur Amerika më 8 maj të vitit të kaluar, shkeli normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe u largua nga marrëveshja bërthamore dhe për një vit ka vendosur sanksione të jashtëligjshme kundër popullit iranian. Më herët presidenti iranian Hasan Ruhani duke përmendur vonesat e Evropës në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë se pala evropiane ka 60 ditë afat kohë të marrë masat e duhura dhe për momentin Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore pezullon dy prej zotimeve të tij.