Trump: Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87973-trump_duhet_të_shohim_se_çfarë_do_të_ndodhë_me_iranin
Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me Iranin. Nëse ata bëjnë ndonjë gjë, atëherë kjo do të jetë gabim shumë i madh.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 14, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Trump: Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me Iranin

Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me Iranin. Nëse ata bëjnë ndonjë gjë, atëherë kjo do të jetë gabim shumë i madh.

Kështu ka deklaruar Donald Trump presidenti i Amerikës gjatë takimit të tij me Viktor Orban kryeministër i Hungarisë. Ai në përgjigje të pyetjes se çfarë politike ndjek rreth Iranit ka pretenduar: Lidhur me Iranin dëgjojmë disa gjëra. Nëse ata bëjnë ndonjë gjë do të hasin pasoja të rënda. Donald Trump pas disfatave që pësoi në politikat mbi Korenë e Veriut dhe Venezuelën, po ndjek politikën e kërcënimeve dhe propozimit të negociatave me Iranin. Donald Trump disa ditë më parë kur John Bolton njoftoi dërgimin e anijes Abraham Linkoln për tu përballur me Iranin, ka thënë se “ nuk duam të dëmtojmë Iranin dhe dëshiron që autoritetet iraniane t’i telefonojnë atij”. Më herët kanali CNN ka njoftuar se shtëpia e Bardhë ka vënë në dispozicion një numër special telefoni që autoritet iraniane të kenë mundësi të kontaktojnë direkt me presidentin amerikan.