Pompeo: Amerika nuk dëshiron luftë me Iranin
Sekretari amerikan i shtetit pas takimit që pati me homologun e tij rus deklaroi se vendi i tij nuk kërkon luftë me Iranin.
Mike Pompeo në konferencën e përbashkët shtypi me Sergei Lavrov, ka thënë: Qëllimi i Amerikës është parandalimi i veprimeve destabilizuese në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ajo në themel nuk kërkon luftë me Iranin. Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në këtë takim tha se vendimi i Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore ishte i gabuar dhe Rusia ka mosmarrëveshje të shumta me Amerikën rreth Iranit. Lavrov megjithatë shpresoi që mes palëve të arrihet një akord. Mosmarrëveshjet mbi çarmatimin bërthamore dhe traktatin për ndalimin e përhapjes së raketave me rreze të mesme veprimi, kriza në Siri, në Venezuelë dhe në Ukrainë janë disa nga çështjet për të cilat Rusia ka mosmarrëveshje me Amerikën. Mike Pompeo në takimin që pati me Vladimir Putin presidentin e Rusisë theksoi përmirësimin e marrëdhënieve Uashington Moskë dhe tha se Trump kërkon ristrukturimin e marrëdhënieve të Amerikës me Rusinë.