Rusia: dëshmitë e Amerikës kundër Iranit janë të pabesueshme
Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se dëshmitë e paraqitura nga Rusia mbi gjoja rolin e Iranit në aksidentin e anijeve në detin e Omanit, ngrenë dyshime edhe për partnerët më të afërt të Uashingtonit.
Sergei Lavrov, në një intervistë për agjencisë Tass në Moskë ka thënë se faktet dhe dëshmitë e paraqitura nga Amerika për gjoja pjesëmarrjen e Iranit në aksidentin e dy anijeve në detin e Omanit tha se këto dëshmi janë shumë të dyshimta dhe të zymta. Dëshmitë janë një film i shkurtër dhe disa foto të cilat krijojnë shumë dyshime edhe për partnerët më të afërt të Uashingtonit. Shefi i diplomacisë ruse ka thënë se Moska kërkon të kryhen hetime të përpikta dhe të sakta mbi këtë ngjarje. Vlen të theksohet se edhe Irani që në fillim ka kërkuar kryerjen e hetimeve të sakta në këtë çështje. Pretendimet e Amerikës kundër Iranit për gjoja implikimin në aksidentin e dy anijeve në detin e Omanit hidhen në kohën kur njësiti i ndihmës së shpejtë të porteve në jug të Iranit është futur menjëherë në veprim dhe ka shpëtuar ekuipazhin e anijeve që kishin marrë flakë. Më herët më 12 maj një aksident i tillë ka ndodhur ndaj 4 anijeve në detin Fuxhejra të EBA. Amerika, Arabia Saudite dhe EBA prej disa javësh janë munduar ta bëjnë përgjegjës Iranin për ngjarjet dhe aksidentet ndaj anijeve të transportit të mallrave.