Amano: Pasurimi i uraniumit në Iran është shtuar në nivelin 4.5%
(last modified Tue, 09 Jul 2019 13:02:28 GMT )
Korrik 09, 2019 15:02 Europe/Tirane
  • Amano: Pasurimi i uraniumit në Iran është shtuar në nivelin 4.5%

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka konfirmuar se niveli i pasurimit të uraniumit të Iranit nga 3.67% sipas ekspertëve të ANEA-së është shtuar rritur në 4.5%.

Ndërkohë Kazem Gharibabadi, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, deklaroi: “Në bazë të raportit të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, ANEA ka pohuar se dje ka marrë informacionet e projektimit të ri të këtyre objekteve nga ana e Iranit”.

Më parë edhe zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka njoftuar për ngritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit në Irani deri në 4.5%.

Republika Islamike e Iranit ditën e kaluar pasi shteteve evropiane nuk zbatuan zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe nuk u realizuan kërkesat dhe interesat e Iranit në kuadër të kësaj marrëveshje, mori hapin e dytë për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

 

Tags