Pezullimi i Parlamentit britanik, "grusht shteti"
(last modified Thu, 29 Aug 2019 16:32:54 GMT )
Gusht 29, 2019 18:32 Europe/Tirane
  • Pezullimi i Parlamentit britanik,

Vendimi i kryeministrit për të pezulluar parlamentin ka ndezur zemërimin e deputetëve dhe kundërshtarëve të një Brexiti pa marrëveshje.

Ky vendim po ashtu ka ndezur protestat edhe në të gjithë vendin dhe një sfidë ligjore e një peticion që deri më tani ka mbledhur më shumë se një milionë nënshkrime. Qeveria tha se pezullimi pesë javor në shtator dhe tetor do të ofrojë sërish kohë për të debatuar Brexitin. Të mërkurën, kryeministri Boris Johnson tha se fjalimi i Mbretëreshës do të mbahej pas pezullimit, më 14 tetor, për të nënvizuar agjendën e tij ambicioze. Ai tha se nuk donte të priste deri pas Brexitit për të dalë me planet që do ta çojnë vendin përpara. Por të mërkurën në mbrëmje, me mijëra protestues dolën nëpër rrugët e Londrës duke thirrur “Të të vijë Turp” dhe “Ndalo komplotin”, mes tyre edhe figura të opozitës dhe personalitete të medias. Në këtë kontekst, shumica e mediave dhe politikanëve britanikë po marrin një qëndrim të drejtpërdrejtë kundër mbretëreshës Elizabeth II. Kate Osamor, deputete e Edmonton në Parlamentin Britanik, në një postim, paralajmëroi mbretëreshën se përfshirja e saj në "grusht shteti" mund të çonte në heqjen e monarkisë. "Mbretëresha duhet të kujtojë atë që ndodhi me kushëririn e saj, ish mbretin e Greqisë, Tino. Kur ai vendosi të krijojë kushtet e grushtit të shtetit të ekstremit të djathtë, monarkia e tij mori fund", shkroi deputetja britanike. Deputetët britanikë janë aktualisht në pushimet e verës dhe nuk do të kthehen në punë deri më 3 shtator, duke lënë pak kohë për figurat e opozitës që të luftojnë planet e Johnson për ta nxjerrë vendin nga BE me ose pa një marrëveshje, më 31 tetor. Ndërkohë, lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, tha se lëvizja e Johnson është një shkelje kushtetuese. Ai më herët ka zhvilluar takime me figura të opozitës për të diskutuar se si do të pengohet Johnson ta nxjerrë vendin nga BE pa një marrëveshje. Kreu i Partisë kryesore të opozitës, Jeremy Corbyn, e përshkroi këtë veprim si "një shkatërrimtar të demokracisë" në mënyrë që të detyrojë vendin të dalë nga BE  pa marrëveshje dhe duke lënë deputetët pa kohë të mjaftueshme për të miratuar ligje në Parlament. Ai u zotua se do të përpiqet të ndalojë pezullimin. Por kritikët thanë se ishte një përpjekje "jodemokratike" për të ndaluar deputetët që të mos bllokojnë asnjë marrëveshje. Ministri i kabinetit, Michael Gove tha pezullimi, i cili u miratua nga Mbretëresha të mërkurën, ishte një veprim "jo politik" për të penguar kundërshtimin në Mbretërinë e Bashkuar për largimin nga BE pa marrëveshje. Ai tha se do të kishte më "shumë kohë" për të debatuar Brexit para datës së planifikuar të nisjes së 31 tetorit. Edhe aktivistja anti-Brexit, Gina Miller - e cila më parë fitoi një betejë ligjore kundër ministrave mbi nenin 50 - ka bërë një kërkesë për shqyrtim gjyqësor në gjykatë në lidhje me vendimin e z. Johnson.

 

Tags