David Cameron: Brexit-i ka nevojë për një referendum tjetër
(last modified Sat, 14 Sep 2019 11:32:37 GMT )
Shtator 14, 2019 13:32 Europe/Tirane
  • David Cameron: Brexit-i ka nevojë për një referendum tjetër

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe ka deklaruar se ky vend për zgjidhjen e krizës për daljen e Londrës nga Bashkimi Evropian ka nevojë për zhvillimin edhe të një referendumi tjetër.

David Cameron, ish-kryeministri i Britanisë, në një intervistë me gazetën "Britain Times", deklaroi se Brexit-i pa marrëveshje do të ketë pasoja të këqija dhe nuk duhet të ndiqet kjo rrugë. Prandaj organizimi i referendumit të dytë është e vetmja rrugë që ka mbetur për këtë çështje".

David Cameron shtoi: "Nuk mund të refuzohet ky opsion, për arsye se Britania është futur në një krizë".

Vlen të theksohet se David Cameron në vitin 2016 pati vendosur organizimin e një referendumi në lidhje me vazhdimin e anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Evropian.

Deputetët e Parlamentit të Anglisë përveçse kanë kundërshtuar Brexit-in pa marrëveshjes, e kanë obliguar Boris Johnson, kryeministrin aktual, që të arrijë marrëveshje me Bashkimin Evropian ose të shtyjë kohën e zbatimin e të Brexit-it që është caktuar më 31 tetor.  

Pavarësisht kësaj Boris Johnson vazhdon të insistojë se ky proces do të hyjë në fuqi më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE.

 

Tags