Parlamenti Evropian voton pro vazhdimit të afatit për Brexit-in
(last modified Thu, 19 Sep 2019 11:07:59 GMT )
Shtator 19, 2019 13:07 Europe/Tirane
  • Parlamenti Evropian voton pro vazhdimit të afatit për Brexit-in

Parlamenti Evropian me shumicën e votave ka votuar pro vazhdimit të afatit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit)  në rast të kërkesës së Londrës dhe nën rrethana të veçanta.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se deputetët e Parlamentit të Evropës dit (të mërkurën) pas një seance tre orësh, kanë miratuar një rezolutë jo obligative në mbështetje për vazhdimin përsëri të afatit për zbatimin e Brexit-it.

Sipas këtij burimi, 544 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute, 126 deputetë kanë votuar kundra dhe 38 deputet t tjerë kanë abstenuar.

Votimi në Parlamentin e Evropës është zhvilluar pas deklaratave të Zhan Colud Junker, kryetarit të Parlamentit të Evropës, i cili duke iu drejtua deputetëve të PE duke thënë: “Një skenar pa marrëveshje, është i vëretetë. Pavarësisht pretendimit të Boris Johnson, kryeministrit të Britanisë, për daljen e këtij vendi nga BE në afatin e caktuar më 31 tetor, edhe pa arritjen e ndonjë marrëveshje, prandaj pritet që krerët e BE në mbledhjen e tyre dyditore në Bruksel e cila do të zhvillohet në tetor 2019, do të diskutohet edhe për mundësin e shtyrjes përsëri të afatit për zbatimin e Brexit-it.

Aktualisht më pak se 52% e qytetarëve të Britanisë në referendumin e vitit 2016, kanë votuar pro daljes së Britanisë nga BE.

Tags