Pasojat e mbështetjes tek siguria e Amerikës
(last modified Tue, 08 Oct 2019 08:27:27 GMT )
Tetor 08, 2019 10:27 Europe/Tirane
  • Pasojat e mbështetjes tek siguria e Amerikës

Më 19 dhjetor 2018 presidenti amerikan njoftoi tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria. Pikërisht kjo ka ngjallur shqetësime të shumta tek kurdët e Sirisë të cilët janë aleatë të Amerikës.

Këto shqetësime janë shtuar edhe më shumë pasi presidenti turk më 5 tetori njoftoi nisjen e një operacioni të gjerë ushtarak kundër kurdëve në Siri. Ka ardhur koha që ne të dalim nga luftërat qesharake dhe pa fund, shumë prej të cilave janë fisnore, ndërkohë që ka ardhur koha të kthejmë ushtarët tanë në shtëpi. Kështu deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një mesazh në rrjetin social Twitter, pas vendimit amerikan për t’u tërhequr nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë. "Ne do të luftojmë vetëm atje ku do të kemi avantazhe dhe do të luftojmë vetëm për të fituar. Turqia, Evropa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët duhet të zgjidhin situatën dhe të vendosin se çfarë do të bëjnë me luftëtarët e ISIS-it të kapur në rajonet e tyre”, tha presidenti Trump.“SHBA-ja do të qëndronte në Siri për 30 ditë, por kjo ka ndodhur edhe vite më parë. Ne kemi qëndruar aty dhe kemi qenë të përfshirë në një luftë të ashpër. Me ardhjen time në Uashington, ISIS ishte i shtrirë në të gjithë rajonin. Ne kemi mundur menjëherë 100% të kalifatit ISIS”, deklaroi Trump në tre mesazhet e para në Twitter ku ai kërkon që SHBA të dalë nga luftërat pa fund. Presidenti i Turqisë ka konfirmuar tërheqjen e forcave amerikane nga pjesa veriore e Turqisë ashtu siç kishte deklaruar më parë Shtëpia e Bardhë. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë ka konfirmuar se forcat amerikane po largohen nga kufijtë mes Sirisë dhe Turqisë. Erdogan këtë deklaratë e bëri në aeroportin e Ankarasë, para udhëtimit të tij drejt Serbisë. Erdogan vuri dukje këtë se në bisedën telefonike që kishte zhvilluar mbrëmë me presidentin amerikan Donald Trump, e kishte shtruar çështjen e tërheqjes së forcave amerikane nga rajonet veriore të Sirisë dhe kishte shtuar: "Kjo nuk është një çështje e re. Trump ka lëshuar urdhrat e duhura për këtë çështje, por kjo ka ndodhë me vonesë". Erdogan në vazhdim të deklaratës së tij ka thënë: "Pavarësisht vonesës në procesin e tërheqjes së forcave amerikane nga kufijtë tanë të përbashkët me Sirinë, delegacionet e të dy palëve po vazhdojnë negociatat në lidhje me këtë çështje. Ashtu siç kam theksuar edhe më parë, ne jemi të vendosur për krijimin e një rajoni të sigurt në veri të Sirisë dhe do të zbatojmë premtimin tonë". Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë. "Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë", ka thënë Trump.Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë. Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri. Ndërkohë, një zëdhënës i forcave kurdë siriane veprimin e SHBA e konsideroi "thikë pas shpine" për kurdët dhe shtoi:" Në kishim marrë garanci së Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejonin asnjë operacion të ushtrisë turke në rajon. Nuk po prisnim që Amerika të na mbronte. Por njerëzit këtu e meritojnë një shpjegim sa i takon marrëveshjes për mekanizmin e sigurisë, shkatërrimit të fortifikimeve dhe dështimit të SHBA-së për të përmbushur angazhimet e veta".

 


 

Tags