Japoni, anulohen mbi 1900 fluturime për shkak të stuhisë "Hagibis"
(last modified Sat, 12 Oct 2019 13:56:03 GMT )
Tetor 12, 2019 15:56 Europe/Tirane
  • Japoni, anulohen mbi 1900 fluturime për shkak të stuhisë

Si pasojë e stuhisë së fuqishme "Hagibis" që ka goditur Japoninë, janë anuluar mbi 1900 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se kompanitë e linjave ajrore të Japonisë ditën e shtunë kanë anuluar 1929 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të stuhisë së fuqishme Hagibis. Stuhia "Hagibis" është një prej stuhive të fuqishme oqeanike e cila sot nga Oqeani i Qetë ka hyrë në brigjet e Japonisë dhe shoqërohet me shira të ashpër dhe përmbytje të mëdha.

Sipas këtij burimi, autoritetet e Japonisë kanë marrë masat speciale për t'u përballur me pasojat e kësaj stuhie dhe të gjitha ekipet e emergjencës dhe garda bregdetare kanë hyrë në gjendje gatishmërie.

Autoritet në disa zona kanë urdhëruar edhe evakuimin e rreth një milion banorëve.  

 

Tags