Reagimi i Evropës ndaj agresionit turk në veri të Sirisë
(last modified Sun, 13 Oct 2019 19:00:16 GMT )
Tetor 13, 2019 21:00 Europe/Tirane
  • Reagimi i Evropës ndaj agresionit turk në veri të Sirisë

Gjermania ka vendosur të ndalojë eksportimin e armëve në Turqi. Ndalimi i shitjes së armëve në Turqi ka ardhur pasi Holanda, Norvegjia dhe Finlanda kanë marrë të njëjtin vendim.

Sipas mediave të huaja qeveria gjermane nuk do të lëshojë asnjë licencë të re për të gjitha pajisjet ushtarake që mund të përdoren në Siri. “Qeveria e Gjermane nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjitha pajisjet ushtarake që të mund të përdoren nga Turqia në Siri”, tha ministri i Jashtëm Heiko Maas.Eksportet gjermane të armëve në Turqi në vitin 2018 arritën në 243 milionë euro, çka do të thotë një e treta e eksporteve totale të armëve. Turqia ka nisur një operacion ushtarak në Siri, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat nga zona kufitare.Veprimet e Turqisë janë ndeshur me kritika të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar dhe SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar me sanksione Ankaranë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një telefonate me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan, kërkoi përfundimin e menjëhershëm të sulmit ushtarak në Siri, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë. ”Pavarësisht interesave të ligjshme të sigurisë së Turqisë, sulmi po kërcënon zhvendosje të mëdha të popullsisë lokale, destabilizim të rajonit dhe ringjalljen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, shtoi zëdhënësja. Gjendja në Siri po bëhet edhe më konfuze për shkak të sulmit turk mbi kurdët. BE i trembet terrorizmit të ri, por nuk ka një politikë të përbashkët dhe mundësi për të luajtur një rol. Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë qenë të rezervuar me reagimet zyrtare ndaj fillimit të ofensivës ushtarake turke në territoret kurde, në Verilindje të Sirisë. Vetëm një zëdhënëse e Mogherinit deklaroi dje në përgjithësi se "konfrontimet e armatosura jo vetëm që rrisin vuajtjet e popullsisë civile dhe shkaktojnë lëvizje masive të popullsisë," por rrezikojnë edhe diplomacinë që është duke punuar për të zgjidhur konfliktin sirian. presidenti francez Emmanuel Macron mori përsipër të fliste vetë ditën e mërkurë dhe u takua në Paris me përfaqësues të milicëve kurdë, që duan t' i përgjigjen ushtarakisht presidentit turk Erdogan. Macron tha se është "shumë i shqetësuar" për perspektivën e një ndërhyrjeje ushtarake. Ai siguroi zëdhënësin e "Ushtrisë Demokratike Siriane" (SDF) të drejtuar nga kurdët, se Franca do të vazhdojë të jetë solidare me kurdët. Paralajmërimet e bëra për Recep Tayyip Erdoganin që të mos sulmojë milicët kurdë në veri të Sirisë, presidenti turk bën që t' i marrë era. BE-së iu desh Turqia tre vjet më parë për të arritur marrëveshjen që të pengojë refugjatët që të mos hyjnë në Greqi. Presidenti Erdogan, kërcënon herë pas here se do të dërgojë më shumë refugjatë në Greqi, nëse BE nuk përmbush premtimet financiare.

 

Tags