Ministrat e jashtëm të BE dënojnë agresionin turk në Siri
(last modified Tue, 15 Oct 2019 10:33:21 GMT )
Tetor 15, 2019 12:33 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të BE dënojnë agresionin turk në Siri

Sulmi I Turqisë në veri të Sirisë mund të ketë pasoja të rënda dhe për këtë BE mes tyre disa vende evropiane si Gjermania dhe Franca kanë reaguar ashpër ndaj operacionit të Turqisë në Siri.

Në reagimin më të fundit të unionit për këtë rast, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE në takimin e mbajtur në Luksemburg kanë dënuar njëzëri sulmin ushtarak të Turqisë në zonat veriore të Sirisë dhe nga të gjitha vendet anëtare kanë kërkuar të ndërpresin shitjen e armëve për Turqinë. Një deklaratë e postuar në Uebfaqen e BE thotë: "Pushtimi turk në veri të Sirisë po dëmton seriozisht stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë rajonin, duke shkaktuar viktima civile dhe zhvendosje akoma më të madhe të refugjatëve." Ministrat e jashtëm të BE gjithashtu i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të KB që të ndalnin operacionet turke në veri të Sirisë. Sidoqoftë, vendet e BE-së nuk ranë dakord për një embargo armësh. Spanja, Austria dhe Belgjika u bashkuan me Gjermaninë dhe Francën të hënën dhe mbështetën një plan për të ndaluar shitjet e armëve në Turqi. Finlanda dhe Hollanda gjithashtu kanë njoftuar një ndërprerje të eksporteve të armëve të tyre për këtë vend sa më shpejt që të jetë e mundur. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjithashtu tha se sulmet kishin shkaktuar "katastrofë serioze humanitare" dhe se "duhet të merret një qëndrim i fortë për çështjen e eksporteve të armëve në Turqi". Për disa prej këtyre vendeve, siç është Italia, e cila është një nga eksportuesit ndërkombëtarë të armëve, interesat ekonomike janë një përparësi, kështu që ata duan të vazhdojnë të shesin armë dhe të mbajnë kontrata për armë, duke përfshirë edhe me Turqinë. Italia është një nga tregtarët kryesorë të armëve pas Gjermanisë në Turqi. Për disa vende të tjera, siç është Hungaria, e cila ka një qeveri të krahut të djathtë, interesat politike janë përparësi dhe nuk duan të minojnë marrëdhëniet e tyre me Turqinë. Këto vende nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre individual për veprimet e Turqisë dhe më thjeshtë për pozicionin e përgjithshëm brenda Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, Turqia ka deklaruar se nuk do të ndalojë sulmet e saj në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike të Turqisë, shpenzimet për operacione ushtarake në Siri, Irak, Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe madje edhe në një pjesë të Evropës nga qeveria e Ankarasë nuk kanë të ngjarë. Nuk duhet të anashkalohet mundësia që ushtria turke për operacionin e saj shpenzimet t’i marrë nga një vend i tretë. Zyrtarët e Ankarasë kanë treguar se nuk janë në gjendje të zgjidhin në mënyrë paqësore problemet e brendshme dhe rajonale të Turqisë. Kjo është arsyeja pse ata, për të ndëshkuar një milici të vogël, siç është PKK., përdorin  të gjitha aftësitë e përparuara ushtarake. Forcat Demokratike të Sirisë kanë pretenduar se gjatë luftimeve në qytetin kufitar Ra'sul-Ajn" në veri të Sirisë, përveçse kanë vrarë 75 ushtarë turq, kanë shkatërruar edhe 7 tanke të tyre. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në këto luftime janë plagosur edhe 19 ushtarë turq. Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ditën e kaluar ka deklaruar se forcat e Turqisë dhe militantët e mbështetur nga ky vend kanë marrë tërësisht kontrollin e situatës në qytetin Ra'sul-Ajn në provincën Hasake, mirëpo burimet kurde kanë hedhur poshtë këtë lajm. Nga ana tjetër agjencia e lajmeve Anatoly e Turqisë njoftoi se ushtria e Turqisë ka marrë nën kontroll fshatin Saluk në rrethin Tel Abjad në lindje të lumit Eufrat dhe ka dëbuar militantët kurd të grupit YPK dhe PKK.

 


 

Tags