Rabini i madh i Britanisë sulmon Jeremy Corbyn
Në sulmin e fundit kundër liderit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, rabini i madh në Britani në mënyrë implicite u ka kërkuar votuesve që të mos votojnë për Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Duke shkruar në gazetën Times, Efraim Mirvis në mënyrë provokuese pyet: "Çfarë do të bëhet me hebrenjtë në Britani nëse Partia Laburiste formon qeverinë e ardhshme?" Mirvis pretendoi se në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen muajin tjetër "shumica dërrmuese e hebrenjve britanikë janë kapluar nga ankthi", por nuk ofroi prova. Mirvis, i cili është rabini i madh i Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, po jep mbështetje për elementët që kundërshtojnë liderin e Partisë Laburiste duke përsëritur akuzat e antisemitizmit. Në një shenjë të qartë të një fushate të bashkuar kundër Jeremy Corbyn, ndërhyrja e rabinit Mirvis në politikën britanike vjen njëkohësisht me një paralajmërim të ish shefit të MI6, Richard Dearlove, i cili paralajmëroi se Corbyn është " një rrezik për sigurinë kombëtare".