Pompeo: Evropa mbështet marrëveshjen bërthamore
Sekretari amerikan i shtetit në deklaratën e tij të fundit kundra-iraniane ka pohuar se Evropa mbështet marrëveshjen bërthamore.
Sekretari amerikan i shtetit, me polemikat e reja të tij ka njoftuar për një plan të gjerë të presidentit dhe qeverisë amerikane për tu përballur me Iranin dhe për të vendosur sanksione të reja ndërkombëtare. Mike Pompeo deklaroi se qeveria Trump ka ndërmarrë përpjekje të shumta për tu përballur me zgjerimin e influencës së Iranit në të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore, një prej të cilave është përpjekja për kthimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Ky plan do të japë goditje vdekjeprurëse marrëveshjes bërthamore, tha Mike Pompeo i cili pohoi se për momentin Evropa vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore dhe nuk është në një linjë me Amerikën. Pompeo lidhur me tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore tha: Donald Trump pas disa muajsh do të marrë vendim të rëndësishëm për t’i kërkuar OKB që të rikthejë sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit. Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu është shprehur i pakënaqur nga anulimi i sanksioneve të armatimit kundër Iranit në tetor të vitit 2020. Ndërkohë Irani ka paralajmëruar se nëse dosja bërthamore e Iranit dërgohet përsëri në KS të OKB, Irani do të tërhiqet dhe largohet nga traktati për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore të njohur me emrin NPT. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa u zotua për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.