Bashkimi Evropian paralajmëron Greqinë në lidhje me gjendjen e refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95440-bashkimi_evropian_paralajmëron_greqinë_në_lidhje_me_gjendjen_e_refugjatëve
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Greqinë për nevojën e respektimit të të drejtave të refugjatëve që ndodhen në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 12, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian paralajmëron Greqinë në lidhje me gjendjen e refugjatëve

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Greqinë për nevojën e respektimit të të drejtave të refugjatëve që ndodhen në këtë vend.

Gazeta angleze “The Gurdian” njoftoi se Ylva Johansson, komiserja e Bashkimit Evropian për çështjet e brendshme, ka theksuar se krerët e Brukselit do të shkojnë në Athinë për të diskutuar me autoritetet greke në lidhje me krizën e emigrantëve në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Ylva Johansson gjithashtu ka thënë se gjatë kësaj vizite synon të bisedojë me autoritetet e Greqisë edhe në lidhje me arrestimin e emigrantëve, për arsye se sipas raporteve në këto kampe të emigrantëve, refugjatët po keqtrajtohen fizikisht para se të dëbohen nga Greqia pa pasur qasje në avokat dhe pa pasur mundësi për të paraqitur kërkesën për azil.

Vlen të theksohet se gazeta amerikane “New York Times” të martën në një raport të saj ka shkruar se emigrantët po arrestohen dhe po dëbohen pa ndonjë dokument të veçantë ligjor.

Ylva Johansson në lidhje me këtë çështjeje ka thënë se ky lloj i arrestimeve të përkohshme është një prej çështjeve për të cilat do të bisedojë ajo me autoritetet e q     everise së Greqisë dhe jemi të sigurt se refugjatët nuk mund të keqtrajtohen fizikisht.

Greqia një muaj më parë ka vendosur të pezullojë për një muaj të drejtën për të kërkuar azil gjë që është në kundërshtim me ligjet e Bashkimit Evropian dhe konventës së Gjenevës.

Vlen të theksohet se UNHCR ka deklaruar se ky vendim i Greqisë nuk ka bazë ligjore. Nga ana tjetër, që nga fillimi i muajit mars, Turqia ka hapur kufijtë e saj për refugjatët që të shkojnë në Greqi dhe nëpërmjet saj të shkojnë në Evropë.