Kanada: Justin Trudeau vetëkarantinohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95457-kanada_justin_trudeau_vetëkarantinohet
Në kushtet kur virusi Korona është shpallur pandemi nga ana e OBSH, kryeministri kanadez ka marrë vendim të vetëkarantinohet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2020 06:12 Europe/Tirane
  • Kanada: Justin Trudeau vetëkarantinohet

Në kushtet kur virusi Korona është shpallur pandemi nga ana e OBSH, kryeministri kanadez ka marrë vendim të vetëkarantinohet.

Bota po përballet me një armik të padukshëm i cili po merr jetë njerëzish çdo ditë. Kina vazhdon të shënojë një numër të ulët rastesh të reja, ndërsa virusi përhapet në botë. Covid-19 nuk ka kursyer as figurat publike. Pas testeve gruaja e kryeministrit kanadez, Sophie Trudeau rezultoi pozitive. Kjo ka bërë që kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau të vetëkarantinohet për 14 ditë. Gjithashtu pozitiv doli edhe Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton. Dutton u shfaq të premten në punë me temperaturë të lartë dhe kollë të thatë. Ai u shtrua në spital. Gjithashtu virusi vdekjeprurës ka prekur edhe figura të sportit. Dje u konfirmua që një basketbollist i Real Madrid ishte pozitiv me koronavirus duke bërë që i gjithë ekipi të karantinohet. Edhe trajneri i Arsenal rezultoi pozitiv me koronavirus. Në Gjermani, në rajonin e Bavarisë është marrë vendimi për të mbyllur shkollat. Sipas vendimit shkollat do të mbyllen nga e hëna deri me datë 6 prill. Në Tunizi numërohen edhe 6 raste të tjera duke e çuar në 13 numrin total të rasteve. Turqia ka riregjistruar rastin e dytë.