Në Holandë shpallet gjendje emergjente
Qeveria e Holandës për t'u përballur me përhapjen e virusit vdekjeprurës, ka shpall gjendje emergjente në këtë vend evropian.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se autoritetet e qeverisë së Holandës të hënën në mbrëmje kanë deklaruar se kabineti i qeverisë së këtij vendi për t'u përballur me përhapjen për çdo ditë e më tepër të virusit vdekjeprurës Korona në këtë vend, ka vendosur të shpallë gjendjen emergjente shëndetësore si dhe ka deklaruar masat ndëshkuese për ata që shkelin këtë ligj.
“Do të godasë fort disa njerëz, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ministri holandez i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus, në një konferencë për shtyp.
Kryeministri, Mark Rutte, paralajmëroi se izolimi i përgjithshëm i popullatës do të jetë hapi tjetër në luftën kundër përhapjes së virusit, nëse masat aktualisht në vend nuk do të të mjaftojnë.
“Shpresoj se nuk do të jetë e nevojshme”, tha ai.
Rutte tha javën e kaluar se ai dëshironte të nxisë zhvillimin e imunitetit kolektiv në Hollandë, për të cilin tha se shumica e banorëve do të infektoheshin me të.