Rritet numri i viktimave në Evropë
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 20465, që do të thotë janë 566 viktima në 24 orët e fundit. Rastet të reja janë 3153 duke e çuar në 159516 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 35435 dhe 3260 janë në gjendje kritike, sipas worldmeters. Numri i viktimave është rritur me 135 më shumë teksa numri i të infektuarve të rinj ka rënë me 939. Numri i vdekjeve të lidhur me Koronavirusin në Britani u rrit në 11329 pas raportit të fundit të publikuar nga zyrtarët. 717 njerëz kanë humbur jetën e tyre në 24 orët e fundit por, kjo është dita e tretë radhazi që numri i viktimave është në rënie. Numri i rasteve të reja është rritur me 4342 duke e çuar në 88621 numrin total të të prekurve. Të hënën në Belgjikë është konfirmuar vdekja e 303 personave nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 3,903 persona. Megjithëse numri mund të duket i ulët, në krahasim me vendet e tjera evropiane, popullsia e Belgjikës është vetëm rreth 11.5 milionë. Në Spanjë, 517 vetë humbën jetën brenda 24 orëve të fundit në njërin prej vendeve më të goditura nga koronavirusi në Europë, një shifër kjo më e ulët se 619 që ishte të dielën. Spanja ka deri tani gati 17.500 vdekje nga koronavirusi dhe rreth 170 mijë të infektuar. Franca po ashtu shënon një bilanc të rënduar prej sëmundjes me rreth 14.400 jetë të humbura dhe mbi 132 mijë të sëmurë. Presidenti Emmanuel Macron pritet ta zgjasë izolimin deri në 10 maj, ndonëse me shumë gjasë do të njoftojë edhe mënyrat sesi pritet të bëjë vendi zbutjen e karantinës.