Rritet sërish numri i viktimave në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96289-rritet_sërish_numri_i_viktimave_në_evropë
Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 575 viktima, 50 viktima më shumë se një ditë më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Rritet sërish numri i viktimave në Evropë

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 575 viktima, 50 viktima më shumë se një ditë më parë.

Raste pozitive të shënuara më shumë se një ditë më parë janë sot 3493 e numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 172 434. Në 24 orët e fundit është regjistruar një rritje e lartë e numrit të pacientëve të shëruar. Janë 2563 më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin e tyre në 42727. Në terapitë intensive në 24 orët e fundit janë 124 pacientë më pak e numri i përgjithshëm i tyre është 2812. Britania e Madhe vijon të përballet me një krizë të rëndë të shkaktuar nga Covid-19. Sipas Departamentit të Kujdesit dhe Shëndetit, në 24 orët e fundit janë shënuar 847 viktima. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 14,576. Ndërkohë janë raportuar edhe 5,599 raste të reja duk e çuar në 108,692 numrin total të të infektuarve. Ditën e djeshme, sekretari i Jashtëm i qeverisë, Domenic Raab deklaroi se masat shtrënguese në vend do të vazhdojnë edhe për 3 javë. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Spanjë ka shkuar në rreth 20.000, me 585 raste të reja vdekjesh, shtuar orët e fundit. Aktualisht numri total i rasteve ka shkuar në 184,948, ndërsa i të shëruarve në 74,797. Qeveria spanjolle, në përpjekje për të rihapur ekonominë, ka lejuar punëtorët të kthehen në vendet e punës në fabrika dhe sektorin e ndërtimit. Por, dyqanet dhe shërbimet me pakicë duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe ata që punojnë në zyrë, duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpitë.