Agjërimi i deputetit britanik që të kuptojë më mirë myslimanët
(last modified Sun, 26 Apr 2020 19:51:19 GMT )
Prill 26, 2020 21:51 Europe/Tirane
  • Agjërimi i deputetit britanik që të kuptojë më mirë myslimanët

Një anëtar i Parlamentit Britanik ka njoftuar se ai do të agjërojë gjatë javës së parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që të kuptojë më mirë këtë muaj dhe agjërimin e myslimanëve.

"Ramazani është një kohë për reflektim shpirtëror, vetë-përmirësim dhe adhurim", tha Paul Bristow, përfaqësues i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, në një video të postuar në Twitter duke njoftuar vendimin e tij për të agjëruar, raporton ISNA. "Është e rëndësishme që unë ta ndaj këtë përvojë me myslimanët," shtoi Bristow. Deputeti britanik vuri në dukje se mësimet e sakrificës, solidaritetit dhe menaxhimit (të cilat janë të përfshira në këtë fe) janë të arritshme për të gjithë.

 

Tags