Qasja e dyfishtë e Gjermanisë ndaj shitjeve të armëve në zonat e shkatërruara nga lufta
(last modified Sun, 17 May 2020 18:59:36 GMT )
May 17, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Qasja e dyfishtë e Gjermanisë ndaj shitjeve të armëve në zonat e shkatërruara nga lufta

Deutsche Welle të dielën zbuloi se Gjermania pavarësisht mbështetjes për embargot e armëve deri më tani eksportoi armë në vlerë 330 milion euro për vendet e përfshira në luftën libiane.

"Që nga pritja e samitit të Libisë katër muaj më parë, qeveria gjermane deri më tani ka eksportuar 331 milion euro (358 milion dollarë) armë në vendet që akuzohen për mbështetje të grupeve armiqësore në Libi," citoi Deutsche Welle agjencinë e lajmeve DPA. Sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë, nga 20 janari deri më 3 maj, Gjermania ka aprovuar eksportin e armëve me vlerë 308.2 milion euro në Egjipt. Ky informacion u dha në përgjigje të një kërkese të Partisë së Majtë gjermane. Qeveria gjermane eksportoi gjithashtu armë në vlerë 15.1 milion euro në Turqi dhe 7,7 milion euro për Emiratet e Bashkuara Arabe, ku të gjitha këto vende mbështesin grupet e përfshira në luftën në Libi. Në një deklaratë të samitit të Berlinit për Libinë, 16 vende dhe organizata ndërkombëtare ranë dakord të vendosnin një embargo armësh në Libi.

 

Tags