KS i OKB të veprojë për të ndërprerë ndihmën e huaj në konfliktin në Libi
(last modified Wed, 20 May 2020 04:54:07 GMT )
May 20, 2020 06:54 Europe/Tirane
  • KS i OKB të veprojë për të ndërprerë ndihmën e huaj në konfliktin në Libi

Zëvendës i dërguari special i OKB ka kërkuar ndërhyrjen e KS të OKB për të ndërprerë ndihmat e huaja për palët e futura në konflikt në Libi.

Stefani Williams, ka kërkuar nga Ks i OKB që të ushtrojë presion mbi forcat e huaja me qëllim që të ndërpresin ndihmat për grupet e futura në konflikt në Libi. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar mbi pasojat e dërgimit të armëve dhe forcave ushtarake në Libi dhe përshkallëzimin e dhunës dhe konflikteve në ktë vend. Williams ndër të tjera tha: Ne jemi dëshmitarë të dërgimit të sasive të mëdha armatimesh dhe forcash në Libi dhe rezultati i vetëm që mund të nxirret nga kjo është përshkallëzimi i luftës. Aktualisht në Libi ndodhen në konflikt dy grupe, ushtria kombëtare e kryesuar nga Khalifa Haftar dhe qeveria e pajtimit kombëtar e kryesuar nga Fiaz Seraj. Konflikti në Libi ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e vendit dhe është bërë shkak për evakuimin e njerëzve.

Tags