Trump tërhiqet nga dëshira për të qëlluar protestuesit
(last modified Sat, 30 May 2020 06:54:10 GMT )
May 30, 2020 08:54 Europe/Tirane
  • Trump tërhiqet nga dëshira për të qëlluar protestuesit

Presidenti amerikan për shkak të deklaratave të tij raciste dhe anti-popullore, ka pretenduar se solidarizohet me protestuesit të cilët janë të irrituar nga vrasja e një zezaku nga policia amerikane.

Donald Trump për të ulur valën e kritikave ndaj tij për shkak të deklaratës së fundit për të qëlluar mbi protestuesit, deklaratë e cila është cilësuar si politikë raciste, është tërhequr mbrapa dhe ka shprehur solidaritet me protestuesit. Protestuesit kanë kërkuar gjakmarrjen ndaj policit që ka vrarë Xhorxh Fluid në shtetin Mineapolis. Polici i cili i shkaktoi vdekjen shtetasit George Floyd në Minneapolis është arrestuar nën akuzën e vrasjes. Derek Chauvin është një ndër 4 policët të cilët u pushuan nga puna pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Prokurori i qytezës së Hennepin deklaroi se Chauvin akuzohet për vrasje të gradës së tretë ndërkohë që po hetohen dhe 3 policët e tjerë që ishin prezent në arrestimin e George Floyd. Ai u arrestua disa ditë më parë nën akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike. Policia e shtriu në tokë për ta arrestuar ndërkohë që Chauvin i vendosi këmbën në fyt për ta mbajtur atë pa lëvizur. Por kjo i ka kushtuar jetën George Floyd i cili ndërroi jetë. Pavarësisht se i kërkoi policit që tja hiqte këmbën nga fyti, ky i fundit refuzoi. Kjo ka shkaktuar edhe protesta në të gjithë vendin të cilat vijojnë prej disa ditësh, ku ka pasur demonstrata të dhunshme. Fillimisht policia e raportoi ngjarjen sikur Floyd kishte ndërruar jetë në spital, por pas publikimit të videove gjatë arrestimit të tij, autoritetet ndërruan raportimin e tyre. Kjo ngjarje vuri në lëvizje dhe FBI-në e cila e mori në dorë çështjen.

Tags