Protestat kundër racizmit në Amerikës, arsyet dhe rreziqet
(last modified Sat, 30 May 2020 13:48:09 GMT )
May 30, 2020 15:48 Europe/Tirane
  • Protestat kundër racizmit në Amerikës, arsyet dhe rreziqet

Amerika përsëri po vlon nga protestat që po organizohen në reagim kundër vrasjes së një zezaku nga një polic i bardh.

Gjatë katër ditëve të kaluara shumë qytete të ndryshme të Amerikës nga Minneapolis e deri në Nju Jork, nga Atalanta e derri në Hustron dhe nga Milvaki deri në Los Angeles. Në disa qytete kanë shpërthyer edhe përleshje të ashpra mes protestuesve dhe forcave policore dhe gjatë këtyre përleshjeve të dhunshme janë plagosur disa persona, është vrarë një person 19 vjeçar dhe në disa qytete kanë ndodhur trazira të dhunshme dhe plaçkitje.  

Ajo çfarë po ndodh këtyre ditëve në Amerikë, nuk është vetëm shprehjes e irritimit spontan dhe të rastësishëm të qytetarëve ndaj vrasjes në mënyrë çnjerëzore të zezakut George Floyd nga ana e një polici të bardh i cili e kishte shtypur me gju mbi qafë përderisa ishte duke e arrestuar atë, por kjo është një shpërthim i zemërimit dhe irritimit që është grumbulluar në zemrat e njerëzve përgjatë 100 vite pabarazi dhe diskriminim racor të institucionalizuar në Amerikë kundër personave me ngjyrë dhe minoriteteve.

Andrew Cuomo, kryebashkiaku i Nju Jorkut, thotë: "Ngjarjet që po ndodhin në Minneapolis nuk përbëjnë vetëm një ngjarje të veçantë dhe të ndarë, por përbëjnë një kapitull të tërë të librit të padrejtësisë dhe pabarazisë së vazhdueshme në Amerikë".

Ky libër ka filluar shumë vite para themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me gjenocidin e indianëve autokton dhe me fillimin e tregtisë së skllevërve në kolonitë angleze në botën e re dhe ka vazhduar për 400 vite me radhë me lloj-lloj padrejtësi dhe dhunë kundër minoriteteve. Prandaj çdo herë si pasojë e irritimit publik nga veprime të tilla të dhunshme dhe të padrejta, qytetarët amerikan dalin në rrugët e qyteteve të ndryshme për të ndryshuar kushtet dhe rrethanat e papërshtatshme një herë e përgjithmonë, mirëpo çdo herë protesta të tilla shtypën nga forcat e sigurisë dhe për shkak të veprimeve të disa grupeve të huliganëve dhe plaçkitësve, protestat dhe luftërat qytetare të popullit të Amerikës nuk arrin rezultatin e duhur.

Natyrisht gjatë viteve të fundit për shkak të zhvillimit të rrjeteve informative dhe aktivitetit të që qytetarëve si gazetarë, është krijuar një mundësi për informim më të gjerë dhe për të krijuar një solidaritet më të madh mes protestuesve. Për këtë arsye lëvizja protestuese "Jeta e zezakëve ka vlerë", është përhapur dhe zgjeruar në mesin e një shtrese të gjerë të qytetarëve amerikanë duke përfshirë edhe të bardhët. Kjo lëvizje po bënë përpjekje që me anë të ndryshimit të disa standardeve dhe kritereve për arritjen e sukseseve politike siç është futja e zezakëve në disa profesione dhe punë të rëndësishme në Amerikë si në postin e presidentit të shtetit, të krijojë rrethana më të mira për miliona zezakë dhe persona me ngjyrë të cilët aktualisht janë të zhytur në varfëri dhe po përballen me pabarazi dhe diskriminim racor. Ky qëllim ka rëndësi për këtë arsye se për shekuj me radhë politika e skllavërisë dhe dallimeve racore, kulturës raciste ka depërtuar dhe është përhapur edhe në shtresat e ulëta shoqërore të këtij vendi. Pa ndryshimin e kësaj kulture raciste në mesin e qytetarëve të Amerikës, nuk do të ekzistojë mundësia për të ndaluar vrasjen e zezakëve nga ana e policëve të bardhë racistë dhe pasta shfajësimin e këtyre policëve nga ana e gjykatësve racistë.

Megjithëkëtë, paralelë me shtimin e kërkesave shoqërore për korrigjimin e sjelljeve raciste në Amerikë, grupet raciste në këtë vend janë aktivizuar më shumë për ta ruajtur trashëgiminë e turpshme dhe shumë pikëlluese të diskriminimit racor në këtë vend. Këto grupe raciste nuk kanë frikë as t'i shtypin me makinë ose t'i qëllojnë me armë zjarri aktivistët e fushatë kundër diskriminimit racor. Veprimet e dhunshme të grupeve të ekstremit të djathtë dhe racist në Amerikë, gjatë viteve të fundit kanë marrë përmasa shumë më të gjera për shkak të deklaratave hipokrite të presidentit amerikan Donald Trump dhe kanë shkuar deri në atë nivel sa që edhe rrjeti social Twitter ka kufizuar mesazhin e Trump i cili kishte lejuar të qëllohen me armë zjarri protestuesit dhe e ka konsideruar atë shkelje të rregullave të këtij rrjeti social duke e vlerësuar atë si lavdërim të dhunës dhe nuk ka lejuar ripostimin apo pëlqimin e këtij mesazhi të Trump.

Sidoqoftë, moszgjidhja e problemit të thellë të racizmit në Amerikës përsëri ka krijuar pasiguri politike dhe shoqërore në këtë vend dhe duke marrë parasysh gjendjen shumë të përkeqësuar ekonomike si pasojë e virusit Korona, rendi dhe siguria shoqërore po përballet me rreziqe shumë më të mëdha.  

Tags