Me mijëra portugezë protestojnë kundër racizmit
Në ditën e dymbëdhjetë pas vrasjes së zezakut amerikan Georg Floyd nga një polic i bardh racist, edhe qytetet e Portugalisë me iniciativë të lëvizjes anti-raciste janë shndërruar në arenë të protestave kundër racizmin.
Agjencia e lajmeve AFE njoftoi se me mijëra qytetarë të Portugalisë ditën e shtunë më 6 qershor, kanë protestuar kundër dhunës së policisë dhe racizmit të gjerë në Amerikës për t’u solidarizuar me protestat që kanë përfshirë të gjitha rajonet e Amerikës.
Këto protesta janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Portugalisë si Lisbonë, Oporto, Praga etj.. Protestuesit portugezë mbanin në dorë pankarta mbi të cilat shkruhej: “Superioriteti i të bardhëve është një sëmundje epidemike” dhe “Racizmi vret”.